E ardhmja e Chelsea-t ende eshte ne ajer edhe pse gjerat jane shtruar dhe se se shpejti priten zhvillime te rendesishme. Ne fakt, ankandi i bere ka pare nje investitor te ri te mundshem sipas Bild dhe eshte grupi i Todd Boehly dhe Wyss!

Konsorciumi i drejtuar nga pronari i Los Angeles Dodgers favorizohet në garën për të blerë ekipin e Abramovich me një ofertë mbi 4 miliardë paund. Pjesë e konsorciumit është edhe miliarderi zviceran Wyss.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson po mbështet një propozim të ri përsa i përketë të ardhurave që do të vijnë nga shitja e klubit të Chelsea-t. Roman Abramovich është pronari i klubit, por pas sanksioneve pasuria e tij në ishull është ngrirë.

Dhe kryeministri britanik po synon që një pjesë e parave nga shitja e klubit të përdoren si investim në futbollin britanik. Më herët, vete Abramovich kishte deklaruar se një pjesë e këtyre parave, rreth 1 miliard euro do të shkojnë si ndihmë humanitare në Ukrainë.

Shitja e Chelsea-t pritet të ndodh shumë shpejt, në fund të këtij muaj. Procesi i blerjes do të mbikqyret nga “Raine Group”, banka e investimeve të Abramovich-it. Banka ishte caktuar për të gjetur blerës para se asetet e ruso-izraelitit të ngrinin si pasojë e luftës në Ukrainë.

Shitja e afërt ka çuar në diskutime brenda qeverisë se çfarë duhet të ndodhë me të ardhurat. David Dein, ish-bashkëpronar i Arsenal-it, po kërkon të investohen 750 milionë sterlina në futbollin bazë anglez.

Ai u shkroi ministrave duke u kërkuar atyre që të përdorin paratë për të ndihmuar në ndërtimin e më shumë se 1 mijë fushave artificiale, përmirësimin e 20 mijë sipërfaqeve të tjera dhe investimin në dhomat e zhveshjes së objekteve.