Mbi 65 për qind të vizitorëve në Shëngjin janë nga Kosova, thotë kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.


Në një konferencë për medie, Nderu tha se janë duke punuar që Shëngjini të kthehet në një nga zonat më të mira të Shqipërisë.


“Kemi dy vjet që bashkëpunojmë. Mbi 65% e klientelës në Shëngjin e mbajnë si peshë shqiptarët e Kosovës dhe bashkëpunimi jonë është i domosdoshëm. Ka shumë aspekte për të rikuperuar. Por po punojmë që të kthehet nga zonat më të mira në Shqipëri. Këtë vit po bëjmë lëvizje tjera që Shëngjini të jetë zonë elitë sa i përket rregullit, pastërtisë. Shëngjini po themi Lezha kemi bërë master plan që do të kthehet zonë ndryshe zona e Lagunës. Lezha mbahet maja e kulinarisë shqiptare. Shëngjini është derë e hapur për gjithë shqiptarët e Kosovës”.


Ndërsa, kryetari i turizmit të Kosovës dhe pronari i kompanisë “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, tha se Shëngjini cilësohet nga kosovarët si një nga plazhet më të pastërta. 


“Falënderoj kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, qe çdo herë ne aktivitete ka qenë i gatshëm për të na pritur dhe sot kemi një feedback ndryshe në Shëngjinin tonë. Sot jemi mbledhur për të treguar se Shëngjini është në Prishtinë dhe kudo në Kosovë. Po hyjmë në sezonin e verës 2021 dhe e dimë që në Shëngjin drejtohen shumë kosovarë. Sot kemi Shëngjinin ndër plazhet më të pastërta dhe bashkëpunimi do të vazhdojë gjithmonë në interes të zhvillimit të turizmit shqipfolës. Në vitin 2021 është rritja e kërkesave për të kaluar pushimet në Shqipëri. Po ashtu janë edhe çmimet e ulta. Kemi oferta të lira që do të jenë për qytetarë të Kosovës. Për këtë vit Shëngjini do të jetë qytet mikpritës vëllazëror”.


Në anën tjetër, Bledar Shema, menaxher i hotelit “Rafaelo”, tha se shpreson që ky do të jetë një sezon më e mirë, raporton EO.


“Kuptohet punë ka akoma por bashkërisht mendoj që me Sharr Travel ne do t’ia dalim edhe këtë sezon. Ofertat për Sharr Travel janë ekskluzive për Kosovën. Mendoj se do të dalim me një sezon më të mirë turistik”.