Pandemia Covid19 ka goditur rëndë tranportin dhe turizmin dhe për këtë janë humbur shumë vende të punës në Kosovë.

Kryesuesi i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Ruzhdi Kurtishaj, tha se gjendja e transportit rrugor në Kosovë është shumë e keqe.

“Jemi në një gjendje të rëndë, jemi buzë falimentimit, ka një vit që jemi sektori më i godituri në Kosovë nga pandemia. Covid19 ka shkatërruar turizmin dhe transportin. Ne në Kosovë nuk kemi pasur mbështetje bga qeveria”, tha Kurtishaj sot në një intervistë në Radio Kosovë.

Kurtishaj, i cili njëherit është edhe kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor, tha se duhet të rritet bashkëpunimi në fushën e turizmit mes shteteve.

Ai ka kritikuar vendimin e qeverisë së kaluar që mbështeti sektorët e tjera dhe jo transportin.