E ardhmja e sulmuesit Harry Kane është ende e paqartë. 29-vjeçari ka ende edhe një vit kontratë me skuadrën e Tottenham, por gjatë gjithë karrierës me Spues nuk ka fituar ndonjë trofe të madh. Ndërkohë që, interesi i skuadrave “big” në Europë është i madh për të, ndaj aim und të largohet këtë verë.

Mediat britanike bëjnë një analizë të situatës së Harry Kane dhe konfirmojnë se për ta blerë duhet një shumë që i kalon 100 milionë stërlina. Një shifër tërësisht e merituar për një sulmues të jashtëzakonshëm, që çdo sezon realizon mbi 20 gola në Premier League.

Kontrata e re e Kane pritet të jetë më e mira në karrierën e tij, me rrogën më të mirë, ndaj cilado skuadër që do ta marrë, përfshi edhe vetë Tottenham nëse do të rinovojë, duhet të mendohet mirë. Rroga e re e Kane pritet të jetë 300 mijë stërlina në javë, nga 200 mijë që është aktualisht.

Pak skuadra kanë mundësi t’ia ofrojnë këtë rrogë edhe pse Manchester United dhe Bayern Mynih duken gati të bëjnë çdo sakrificë për të marrë sulmuesin anglez. Gjithsesi, çdo shifër do të ishte tërësisht e merituar për Harry Kane, gjithnjë protagonist në Angli dhe Europë.