Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minut heshtje për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari ku vdiqën 45 qytetarë nga Maqedonia e Veriut, shumica nga ta shqiptarë.

Kryetari Konjufca para fillimit të seancës tha se të gjithë janë tronditur nga lajmi për aksidentin tragjik.

“Të gjithë jemi tronditur nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari. Për këtë arsye po ju thërras t’i nderojmë të gjitha viktimat me një minut heshtje”, tha Konjufca.