Ka ndërruar jetë 26-vjeçari nga fshati Greikoc i Komunës së Suharekës. Policia rastin e ka cilësuar “vdekje të dyshimtë”.

Ai është Faton Haxhaj, djali i dëshmorit të kombit Haxhi Haxhaj, i cili ishte vrarë më 29 mars të vitit 1999 në vendin e quajtur Gallush në fshatin Semetishtë të Suahrekës.