Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, beson se Marcus Rashford është në skuadrën dhe vendin më të mirë të mundshëm për të realizuar ambicjet e tij. Ten Hag synon të ndërtojë një ekip që të jetë i aftë të “pushtojë” si Anglinë ashtu dhe Europën.

Sulmuesi anglez ka rilindur muajt e fundit, duke qenë protagonist me golat e tij, që kanë ngjitur “djajtë” në vendin e tretë në Premier League. Për këtë arsye, klubi ka nisur nga bisedimet me Rashford, për t’i rinovuar kontratën, e cila skadon në vendin e vitit 2024.

Është konfidenciale ajo që bisedohet mes klubit dhe lojtarit. Unë besoj se Marcus e ka kuptuar se Manchester United është shtëpia e tij. Kjo është e para. Gjithashtu, ai është i rëndësishëm për skuadrën dhe mendoj se Rashford po luan futbollin e tij më të mirë”, tha Ten Hag.

Po improvizon në fushë dhe i meriton lëvdatat dhe golat, pasi ka punuar realisht shumë për të ardhur në këtë nivel. Po jep 100% në fushë dhe luan gjithnjë pasi arrin të përcjellë kualitete në ekip. Ndaj, ky ekip e ndihmon që të japë më të mirë, të shënojë, gjë për të cilën është i aftë”, tha trajneri i United.

Ky ekip, Manchester United, është ndërtuar në mënyrë të tillë që Marcus të tregojë aftësitë e tij dhe ai e kupton këtë gjë. Nëse ai dëshiron të arrijë objektivat e tij duhet të qëndrojë këtu, për të qenë pjesë e suksesit. Edhe ne kemi nevojë për të dhe ai e di këtë gjë”, tha Ten Hag.