Një shpërthim i fuqishëm që ndodhi para pak çastesh në sheshin Taksim të Stambollit.

Mediat turke raportojnë se 11 persona janë lënduar nga ky shpërthim, që ndodhi në një nga rrugët më të frekuentuara të Stambollit, transmeton Telegrafi.

Madje raportohet se ka edhe të vdekur, por deri më tani autoritetet nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë zyrtare për këtë.

Në rrjetet sociale po qarkullon momenti kur ndodhë shpërthimi në rrugën ku kishte shumë qytetarë, që kishin dalë për t’u shëtitur apo thjesht ishin kalimtarë rasti.

The explosion occurred on the pedestrian tourist street Istiklal in Istanbul.

The causes of the incident are unknown. There is also no information about the victims yet. pic.twitter.com/hx3eCHg0m0

— 301 Military (@301military) November 13, 2022

Aty dëgjohet shpërthimi i fuqishëm si dhe zjarri i madh që ngritet në qiell.

Të pushtuar nga paniku, qytetarët fillojnë të vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes. /Telegrafi/