Frank Lampard është gati të kthehet në drejtim të një ekipi.

Anglezi po pret akoma rastin e duhur për t’u kthyer në stol pas shkarkimit nga Chelsea. Ish-mesfushori ka zhvilluar negociata me Crystal Palace dhe Norwich, por dy klubet kanë preferuar të bëjnë zgjedhje të tjera.

Sipas The Telegraph, për momentin, Lampard po e shfrytëzon në mënyrën më të mirë kohën e lirë. Në çfarë mënyre? Duke studiuar dhe duke u informuar mbi skuadrat që po shkëlqejnë më shumë.

Sipas së përditshmes angleze, Lampard po studion skuadra të ndryshme europiane dhe duket se ka rënë në dashuri veçanërisht me lojën e Atalanta-s.

Mes pasioneve të tjera, edhe se në këtë rast nuk bëhet fjalë për stil loje në futboll, Lampard duket se po ndjek shumë nga afër NBA dhe veçanërisht po e kalon kohën e lirë duke folur me trajnerë të famshëm, si për shembull Steve Kerr.