Skena mallëngjyese  të premten në mbrëmje në Goodison Park, ku Everton ka pritur Dinamon e Kievit në miqësoren e fundit të fazës përgatitore para fillimit të Premier League, me Toffees që do të debutojnë në shtëpi më 6 gusht kundër Chelsea-t.

Një ndeshje të ardhurat e së cilës do të shkojnë për bamirësi në ndihmë të Ukrainës së shkatërruar nga lufta me Rusinë. Tifozët e Everton-it janë përgjigjur në mënyrën e duhur, me 30 mijë të pranishëm në stadium.

Dy ditë më parë, skuadra ukrainase ka arritur të eliminojë Fenerbahce-n në turin e dytë paraeliminator të Champions League, në një ndeshje të karakterizuar nga kore të turpshme të publikut turk për Putin.

Atmosfera në Goodison Park ka qenë plotësisht ndryshe, në fushë dhe në shkallët e stadiumit, me të gjithë të pranishmit që kanë qenë të bashkuar për një qëllim të përbashkët.

Everton supporter Paul Stratton was brought on to take a penalty in a friendly match against Dynamo Kyiv.

He has been delivering supplies by car to refugees of the Russian invasion in Ukraine 👏 pic.twitter.com/OrZUUv8vci

— ESPN FC (@ESPNFC) July 29, 2022

Momenti më prekës i mbrëmjes ka qenë kur në fundin e ndeshjes, kur rezultati ishte 3-0 për Everton-in, Frank Lampard ka thirru një lojtar nga stoli për ta futur në fushë dhe për të gjuajtur një penallti.

Imazhet kanë treguar një burrë me trup të mbushur që i është afruar trajnerit të Toffees, ka marrë disa këshilla dhe më pas është mallëngjyer.

Nuk ishte një lojtar i ekipit, por ish-polici Paul Stratton, që në muajt e kaluar nuk ka hezituar asnjë moment dhe ka bërë para dhe mbrapa në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës për të çuar ndihma për ata që në atë moment kishin humbur gjithçka dhe për t’i ndihmuar në të gjitha mënyrat e mundshme.

Stratton e ka bërë disa herë me makinën e tij distancën prej 2000 kilometrash, duke dhënë gjithçka për të tjerët. Dikush ka vënë re gjithçka dhe burri, tifoz i madh i Everton-it, nuk mund ta besonte kur i është thënë se ishte grumbulluar për të shkuar në stol në miqësoren kundër Dinamos së Kievit.

Emocionet e tij kanë qenë të papërmbajtshme kur Lampard është kthyer nga ai dhe i ka thënë të futet në fushë për të gjuajtur penalltinë, duke e përqafuar para se do të shkonte drejt pikës së penalltisë.

Pas momentit të mallëngjimit, Stratton ka arritur të shënojë, edhe pse portieri ukrainas nuk ka qenë shumë gati për rastin. Një moment lavdie i merituar.