Fitorja kundër Napoli-t ka entuziazmuar zikaltrit dhe ka ndezur akoma më shumë luftën për titull në Serinë A.

Marotta është shumë i kujdesshëm në merkato për të përforcuar akoma më shumë skuadrën. Zikaltrit po ndjekin me vëmendje situatën e Antonio Rudiger dhe Matthias Ginter.

Kontrata e të dy gjermanëve skadon në fundin e këtij sezonit, i pari rrezikon të mos rinovojë me Chelsea-n dhe pëlqehet nga të gjitha klubet e mëdha të Europës.

Sipas Todofichajes, Rudiger duket se ka zgjedhur Real Madrid për sezonin e ardhshëm dhe se Tuchel ka vendosur të marrë pikërisht Ginter në vendin e tij.

27-vjeçari ka dëshirë të bëjë hapin e madh në karrierë dhe Chelsea e tundon, sepse aty do të luftonte për të fituar gjithçka. Qendërmbrojtësi i Gladbach pëlqehet nga shumë klube në Europë, nga Liverpool te Real, duke kaluar nga Bayern, Tottenham dhe Inter.

Megjithatë, sipas portalit spanjoll, Tuchel duket se ka kontaktuar lojtarin për t’i shpjeguar projektin e Chelsea-t dhe rolin që do të kishte në skuadër. Dhe Ginter duket se e ka pranuar idenë për të shkuar në Londër.

Një lajm ky që komplikon planet e Marotta-s.