Lorenzo Pellegrini dhe skuadra e Romës pritet që shumë shpejt të ndërprejnë bashkëpunimin në mes tyre për shkak se një skuadër e madhe ka shfaqur interesim për blerjen e tij.

Calcio Mercato raporton që skuadra e Tottenham është ajo që ka shfaqur interesim serioz për blerjen e tij.

25 vjeçari ka vetëm edhe një vit kontratë të mbetur dhe Giallorossët kanë hasur në vështirësi për të siguruar rinovimin e tij.

Spurs tashmë janë duke punuar fuqishëm në këtë drejtim dhe po bëjnë gati një ofertë prej rreth 30 milionë eurosh që pritet të jetë e mjaftueshme për të bindur Romën që ta lërë atë të lirë të largohet.