Dua Lipa mori një çmim “Grammy” këtë vit për albumin më të mirë pop, derisa u urua nga të gjithë ata që e mbështesin, shkruan lajmi.net.

Këtë e vulos edhe vetë profili zyrtar i Spotify në Instagram, të cilët kanë publikuar një postim me statistika të albumeve më të mira dhe Dua ishte në krye të top listës me “Future Nostalgia”.

Me anë të postimit të fundit, u bë e ditur se në Billboard kënga e saj “Levitating” e cila vjen në bashkëpunim me  Da Baby u radhit në vendin e 5.

Para disa ditësh Dua përmes disa fotografive në profilin e Instagramit bëri të ditur se “Future Nostalgia” qëndron në vendin e parë për ‘Top Global Albums’ në Spotify./Lajmi.net/