Ky nuk ka qenë një vit i mirë për linjat ajrore, për shkak të ndikimit të Covid-19 në industrinë e aviacionit, por një linjë ajrore nga Lindja e Mesme ka pasur mjaft sukses.

Qatar Airways është radhitur e para në renditjen e linjave ajrore më të mira në botë nga Skytrax.

Çmimet Skytrax World Airline votohen nga udhëtarët përmes një sondazhi, i cili këtë herë zgjati nga shtatori 2019, deri në korrik 2021.

Udhëtarët u anketuan për performancën dhe cilësinë e më shumë se 350 linjave ajrore globale.

Numri dy në listën e Skytrax ishte Singapore Airlines, ndërsa linja ANA All Nippon Airways u radhit e treta.

Kjo është hera e gjashtë që Qatar Airways fiton çmimin kryesor nga Skytrax. Këtë vit, linja gjithashtu u nderua me çmime si “Klasi më i mirë i biznesit në botë” dhe “Linja ajrore më e mirë në Lindjen e Mesme”.

“Është e qartë se Qatar Airways ka ruajtur standarde të larta të inovacionit dhe shërbimit, si në kohë normale, ashtu edhe gjatë pandemisë aktuale globale,” tha CEO i Skytrax, Edward Plaisted në një deklaratë.

Fluturimi gjatë një pandemie

Avionët e Qatar Airways kanë mbetur mjaft aktivë në qiell gjatë pandemisë.

“Ne kurrë nuk i braktisëm klientët tanë besnikë kur ata kishin më shumë nevojë për ne, por vazhduam të transportonim njerëz duke zbatuar masa të rrepta të sigurisë dhe duke nxitur më tepër inovacionin për të siguruar që të mbetemi linja ajrore më e zgjedhur për miliona pasagjerë në të gjithë globin,” tha CEO i Qatar Airways, Akbar Al-Baker, në një deklaratë.

Singapore Airlines në vend të dytë, është kurorëzuar gjithashtu si Linja Ajrore më e Mirë në Azi, dhe ka fituar çmime si “Ekuipazhi më i mirë”, “Klasi i parë më i mirë në botë” dhe “Klasi më i mirë ekonomik”.

Skytrax vëren se “ka pasur disa lëvizje në rezultate në krahasim me vitin 2019, megjithëse një numër linjash ajrore të njohura ende dominojnë pozicionet më të larta.”

Japan Airlines mungonte në dhjetëshen e Skytrax për vitin 2019, por këtë vit doli në vendin e pestë. Ndërkohë Lufthansa dhe Thai Airways u renditën përkatësisht në vend të nëntë dhe të dhjetë në vitin 2019, por këtë vit ranë në vendin e 13 dhe 23.

Skytrax kurorëzoi Air France si “Linjën Ajrore më të Mirë në Europë”, dhe linja kombëtare franceze ishte gjithashtu e vetmja linjë ajrore europiane që hyri në listën e 10 më të mirave në botë. British Airways u rendit në vend të 11-të në listën e përgjithshme.

Në tregun amerikan, Delta AirLines u kurorëzua si linja ajrore më e mirë në Amerikën e Veriut dhe u vlerësua për cilësinë e sediljeve të klasit ekonomik premium, gjithashu si klasi më i mirë i biznesit në Amerikën e Veriut dhe klasi më i mirë ekonomik në Amerikën e Veriut. Delta ishte gjithashtu linja ajrore amerikane me vlerësimin më të lartë në përgjithësi, duke u renditur në vend të 30 në listën e përgjithshme.

Linjat ajrore më të mira nga Skytrax 2021

Qatar Airways

Singapore Airlines

ANA All Nippon Airways

Emirates

Japan Airlines

Cathay Pacific

EVA Air

Qantas Airways

Hainan Airlines

Air France

Kabinat më të pastra të linjave ajrore, nga Skytrax 2021

ANA All Nippon Airways

Singapore Airlines

Japan Airlines

Qatar Airways

EVA Air

Cathay Pacific Airways

Asiana Airlines

Korean Air

Hainan Airlines

Swiss International Air Lines

Linjat ajrore më të mira sipas rajoneve, Skytrax 2021

Europa Veriore – Finnair

Europa Perëndimore – Air France

Europa Lindore – Aeroflot Russian Airlines

Afrika – Ethiopian Airlines

Australi / Paqësor – Qantas Airlines

Azia Qendrore / Indi – Air Astana

Kina – Hainan Airlines

Amerika Qendrore / Karaibet – Copa Airlines

Amerika e Jugut – LATAM

Amerika e Veriut – Delta Air Lines

Azia – Singapore Airlines

Lindja e Mesme – Qatar Airways

Europa – Air France

Linjat ajrore më të mira me kosto më të ulëta, Skytrax 2021

AirAsia

Southwest Airlines

Scoot

Vueling Airlines

IndiGo

EasyJet

Jetstar Airways

Ryanair

Jetstar Asia

Flynas

Linjat ajrore me ekuipazhin më të mirë, Skytrax 2021

Singapore Airlines

ANA All Nippon Airways

Thai Airways

Garuda Indonesia

Japan Airlines

Hainan Airlines

EVA Air

Asiana Airlines

Cathay Pacific Airways

Qatar Airways

Linjat ajrore me sediljet më të mira, Skytrax 2021

Ekonomik — Japan Airlines

Ekonomik Premium — Delta Air Lines

Biznes — Qatar Airways

First Class — Singapore Airlines./ CNN