Kupa e Anglisë është e Liverpool-it. Të Kuqtë e Jurgen Klopp kanë patur nevojë për penalltitë për të mposhtur një Chelsea në formë të mirë në finalen e luajtur në Wembley.

Pas kohës së rregullt, edhe 30 minutat e shtesës janë mbyllur në barazim pa gola, pavarësisht se rastet nuk kanë mundur për të dy ekipet gjatë 120 minutave.

CHELSEA-LIVERPOOL PENALLTITË VIDEO

Shorti i penalltive i ka buzëqeshur Liverpool-it, pas gabimit të bërë nga Mount. Kështu, Të Kuqtë mbajnë akoma gjallë ëndrrën për të realizuar një poker trofesh historik.

Liverpool-i i ka fituar të dy kupat kombëtare për herën e parë që nga sezoni 2000-01, sezon në të cilin kanë fituar edhe një trofe europian. Vetëm Manchester United (12) dhe Arsenal (14) e kanë fituar Kupën e Anglisë më shumë herë se Liverpool-i (8).

Chelsea është bërë klubi i parë në një shekull e gjysmë që ka humbur tri finale të Kupës së Anglisë radhazi.