Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah mund të lërë Liverpool në merkaton e verës. Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja britanike “Mirror”, që saktësoi se te “Reds” pritet një revolucion këtë verë pas rezultateve zhgënjyese të këtij sezoni.
Salah ka një kontratë deri në vitin 2025 me Liverpool, por 30-vjeçari mund të lërë që këtë verë skuadrën për një aventurë të re. Mësohet se sulmuesi egjiptian, që këtë sezon nuk ka lënë shumë gjurmë, mund të jetë ndër personat e sakrifikuar.
Gjithsesi, Liverpool do të lërë të lirë lojtarin vetëm nëse vjen një ofertë e mirë (rreth 80 milionë euro). Duket se klubi dhe trajneri Jurgen Klopp do të nisin një cikël të ri, duke investuar në emra të rinj për të ardhmen.