Sezoni 2022/23 i Premier League është hapur ditën e djeshme me ndeshjen Crystal Palace-Arsenal, e fituar me rezultatin 2-0 nga ana e Topçinjve.

Java e parë e sezonit të ri të kampionatit anglez vazhdon sot me ndeshjen Fulham-Liverpool. Të Kuqtë do të duan përmirësojnë pozicionimin e sezonit të kaluar, të mbyllur në vendin e dytë vetëm një pikë larg kampionëve të City-t.

Megjithatë, pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në Craven Cottage nuk është mbyllur shumë mirë për skuadrën e Klopp, që po humb 1-0.

FULHAM-LIVERPOOL GOLI I MITROVIC

Ka qenë një gol i Mitrovic në minutën e 32-të që ka kaluar në avantazh vendasit pas një sulmi të shpejtë në krahun e majtë. Përgjegjës për golin e pësuar ka qenë edhe Alexander-Arnold, i cili mund të kishte bërë një ndërhyrje më të vendosur.

Miqtë kanë reaguar shtatë minuta më vonë dhe kanë shkuar shumë afër barazimit me Luis Diaz, goditja e të cilit është ndalur nga shtylla, që i ka mohuar një gol të bukur.