Pas fitores së ngushtë ndaj Fulhamit, në konferencën për shtyp ka folur trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte. Ja deklaratat e tij të transmetuara nga football.london: “Përgjigje e mirë nga lojtarët e mi pas humbjeve. U kërkova lojtarëve te më tregonin disa gjëra që pashë sezonin e kaluar: të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të vuash.

Kemi vuajtur shumë. Kemi luajtur kundër një ekipi që mendoj se është vërtet një surprizë këtë sezon dhe me një fitore ata mund të na kalojnë në tabelë. Të fitosh këtu nuk është e lehtë. Pashë të njëjtin qëndrim si sezonin e kaluar kur arritëm në Champions Ligë.”

Harry Kane? “Sot ishte fantastik. Ai shënoi një gol të bukur. Vetëm një sulmues i klasit botëror mund t’i shënojë këta gola. Dua të nënvizoj se Harry po luante me ethe. Ai nuk ndihej mirë, por donte të luante sepse ai e kuptoi momentin dhe se është një pikë referimi për ne, për mua, për lojtarët e tjerë dhe mendoj se me Lloris ata janë dy lojtarët më të rëndësishëm në dhomën e zhveshjes”.