Momente të lumtura për Romelu Lukaku-n.

Pasi ka “rregulluar” marrëdhëniet me Chelsea-n, sulmuesi belg ka festuar kalimin në finalen e Carabao Cup dhe mbi të gjitha triumfin si lojtari më i mirë belg i vitit të kaluar.

Romelu, në fakt, është zgjedhur për herën e dytë radhazi si lojtari më i mirë belg jashtë kufijve. 28-vjeçari ka shkëlqyer në pjesën e parë të vitit të kaluar, duke fituar titullin me Inter-in, me 24 gola dhe 10 asiste në Serinë A.

Më pas ka shënuar katër gola në Euro 2020, ku Belgjika u eliminuar në çerekfinale kundër Italisë.

Verën e kaluar, Lukaku ka lënë Inter-in për t’u transferuar te Chelsea, ku kishte luajtur më parë nga 2011-ta në 2014-ën. Autor i një fillimi të mirë të sezonit me Blues, qendërsulmuesi është ngadalësuar më pas nga një dëmtim në kavilje dhe nga coronavirus.

Me 541 pikë, Lukaku ka fituar duke lënë mbrapa bashkatdhetarët Kevin De Bruyne (495) dhe Thibaut Courtois (420) respektivisht i dyti dhe i treti.

Meanwhile in Belgium: Romelu Lukaku has been elected as ‘the best Belgian abroad’ in 2021. He also won the award last year. #CFC pic.twitter.com/sKTIBYlRDA

— Kristof Terreur (@HLNinEngeland) January 12, 2022