Vitet e fundit Paolo Di Canio ka qenë shpesh kritik ndaj Romelu Lukakut. Ditën e sotme ish-sulmuesi ka komentuar për Sky Sport fjalët e lëshuara nga ish-sulmuesi i Interit, i përjashtuar për këtë arsye nga skuadra per sfiden e zhvilluar sot pasdite, Chelsea-Liverpool (2-2):

“Ka disa aspekte që duhen marrë parasysh në këtë intervistë: karakteri, kontradiktat, momenti, mungesa e vetëdijes për atë që thoni dhe në çfarë nivelesh. Më pas është dobësia e një sportisti që heq dorë pas vetëm gjashtë muajsh, ndoshta sepse mbërriti atje me arrogancë të tepruar.

Ai fitoi një Scudetto në Itali si bashkë-yll, por ai nuk është një Messi apo një lojtar i tillë.

Interi do të kishte fituar gjithsesi me Zapata në vend të Romelu. Më pas shkoi në ekipin kampion të Europës dhe në një kampionat 10 herë më të vështirë se Seria A dhe vuajti atje.

Te Chelsea je një nga të shumtët, ndër të tjera thua gjëra të tilla pasi ke probleme fizike…

Skuadra luajti më mirë pa të. Ai duket si një lojtar me karakter, por eshte njeri në fakt shumë i brishtë. Me këto fjalë ai shënoi autogol të bujshëm. Unë mendoj se Tuchel nuk ishte i kënaqur prej kohësh dhe se Chelsea po kafshon ende duart për blerjet e bër për një lojtar që nuk do te bente diferencen te ekipi”.