Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, duket se nuk është aspak i kënaqur me portierin e Djajve të Kuq, David de Gea.

Qendërmbrojtësi anglez, i cili ka humbur vendin e titullarit te skuadra e Erik ten Hag, është i grumbulluar aktualisht me kombëtaren e Tre Luanëve.

Sipas ESPN, Maguire nuk beson se paraqitjet e tij janë ndihmuar nga shokët e skuadrës veçanërisht në 12 muajt e fundit.

Duket se ai e drejton gishtin në veçanti nga David de Gea, që, sipas Maguire, nuk komunikon shumë mirë ose nuk e drjeton në mënyrën e duhur mbrojtjen.

Maguire beson se De Gea është më i kujdesshëm se duhet dhe nuk rrezikon shumë në daljet e tij nga porta kur ka topa që kalojnë përtej vijës së mbrojtjes.

Raphael Varane dhe Lisandro Martinez janë aktualisht dyshja titullare e mbrojtjes së Manchester United e zgjedhur nga trajnerin Ten Hag.