Rosonerët nuk kanë të ndalur, zbulohet goditja e rradhës nga Maldini.

Milan e ka nisur vrullshëm merkaton pas largimit të Calhanoglut dhe Donnarummas nga klubi.

Rosonerët siguruan transferimin e Giroud dhe Ballo-Toure, ndërsa mediat raportojnë se është arritur marrëveshja edhe për transferimin e Vlasic nga CSKA e Moskës, por kjo nuk është e gjitha.

Portali i njohur spanjoll për transferime Todo Fichajes, raporton se Milan dhe Everton kanë nisur bisedimet për transferimin e James.

James ka dhënë dritën jeshile për tu transferuar në San Siro dhe tani mbetet të arrihet marrëveshja mes dy klubeve.

Për kartonin e James, Milan pritet të paguaj 10 milionë euro, shifër kjo aspak problematike për Rosonerët.