Antigona Ramosaj ka zbuluar se produksioni nuk po i lejon parashutat që kërkohen të kalojnë në shtëpinë e BBV në mbështetje të Trixës dhe Donaldit.

Mamaja e këngëtares, Beatrix tani banore në shtëpinë e famshme në Shqipëri, ka akuzuar produksionin se ka ndaluar një surprizë për çiftin.

Ajo ka postuar në Instastory një foto, ku shihet një parashutë për çiftin Donald dhe Beatrix, duke theksuar se kjo është parashuta e dytë që nuk lejohet të fluturojë mbi shtëpinë e “Big Brother VIP”.

“Ju duam fansat nga Suedia, Donald & Beatrix” , është shkruar në dedikim, ndërsa te Story thuhet se është parashuta e dytë që ndalohet për çiftin.