Është sfida më e pritur e mbrëmjes së sotme.

Në Etihad Stadium do të përballen Manchester City dhe Paris Saint-Germain, që do të luftojnë për vendin e parë në Grupin A.

Guardiola ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë Zinchenko-s dhe Sterling, ndërsa Pochettino ka lënë në stol Donnarumma-n, i cili ka luajtur kundër Qytetarëve në ndeshjen e parë.

Titullare treshja e frikshme Messi-Mbappe-Neymar.

Formacionet zyrtare

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Stones, Cancelo; Gundogan, Rodri, Zinchenko; Mahrez, Bernardo Silva, Sterling.

PSG (4-3-3): Navas; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Nuno Mendes; Paredes, Gueye, Herrera; Messi, Mbappé, Neymar.