Ish-trajneri i Barcelona-s, Ernesto Valverde, po zhvillon negociata me Manchester United për t’u bërë trajneri i klubit deri në fund të sezonit.

Sipas The Guardian, Valverde duket se ka zhvilluar disa takime me drejtorin sportin John Murtough për një transferim në Old Trafford.

Të dy duket se kanë folur edhe për përforcime të mundshme në merkaton e janarit.

Valverde është larguar nga Barcelona janarin e kaluar pas një serie rezultatesh negative, por jo para se të fitonte dy tituj në La Liga në tre vitet e kaluara te klubi.

United ka shkarkuar Ole Gunnar Solskjaer të dielën pas humbjes 4-1 kundër Watford-it dhe ka lajmëruar qëllimin për të marrë një trajner të përkohshëm për pjesën e mbetur të sezonit.