Skuadra e Manchester United është në kërkim të një sulmuesi dhe sipas “Gazzetta Dello Sport” në listën e të preferuarve është Marko Arnautovic, që luan në Serie A me Bologna. Sulmuesi 33-vjeçar ka luajtur edhe më parë në Premier League, me ekipet Stoke City dhe West Ham.

Austriaku konsiderohet i përshtatshëm për skemat e trajnerit Ten Hag, ndaj dhe kërkohet me ngulm nga “djajtë”. Arnautovic nuk e mohon dëshirën për t’u rikthyer në Angli, ku do të paguhej më shumë se te Bologna edhe pse do të aktivizohej më pak.

Gjithsesi, lojtari konsiderohet i rëndësishëm te Bologna, ku është titular i paprekshëm për trajnerin Sinisa Mihajlovic. Nëse oferta që do të vijë nga Anglia është e mirë, lojtari mund të largohet, duke vënë në lëvizje Bologna në gjetje të një zëvendësuesi.