Pasi ka kaluar pak më shumë se një muaj nga shkarkimi i Ole Gunnar Solskjaer nga Manchester United, situata në shtëpinë e Djajve të Kuq vazhdon të mos jetë nga më të qetat.

Skuadra nuk është përmirësuar as me Ralf Rangnick në stol dhe pas humbjes së parë ndaj Wolves, United është larguar akoma më shumë nga zona e Champions League.

Rangnick nuk i ka kursyer kritikat për lojtarët e tij pas ndeshjes që duket se e kanë përkeqësuar akoma më shumë situatën. Kritika që nuk janë dëgjuar në asnjë moment nga trajneri paraardhës.

Sipas Daily Mail, në fakt, drejtuesit e United kanë vendosur ta shkarkojnë Solskjaer kryesisht sepse ka qenë shumë i butë me lojtarët.

Norvegjezi, në fakt, nuk i ka kritikuar kurrë lojtarët e tij dhe i ka mbrojtur edhe nga shtypi, duke marrë përsipër fajet për rezultatet zhgënjyese të ekipit.