Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Manchester United të marrë trajnerin e Spanjës, Luis Enrique, sipas Sky Sports News.

Djajtë e Kuq duket se do ta marrin në konsideratë emrin e spanjolli si zëvendësues të mundshëm të Ole Gunnar Solskjaer, i cili është shkarkuar mëngjesin e sotëm.

Ish-trajneri i Barçës duket se është i interesuar për vendin e lënë bosh në Old Trafford dhe tani ka edhe mbështetjen e CR7, që mendon se Enrique është trajneri i duhur për ta ndihmuar United të kthehet në nivele të larta.

Enrique fitoi tripletën me Barcelona-n në 2015-ën.

Cristiano Ronaldo is keen for current Spain boss Luis Enrique to replace Ole Gunnar Solskjaer, Sky Sports News has been told.

— Sky Sports News (@SkySportsNews) November 21, 2021