Sadio Mane është bërë një lojtar i Bayern Munich. Pas shtatë viteve të kaluar te Liverpool-i, sulmuesi ka vendosur të ndërmarrë një aventurë të re në Gjermani me bavarezët.

Kështu, senegalezi i ka thënë lamtumirë Të Kuqve, pasi koleksionoi 269 ndeshje dhe 120 gola me fanellën e klubit anglez. Një nga ata që ka besuar gjithmonë tek ai ka qenë Jurgen Klopp, trajner që e ka kërkuar me ngulm në ekip.

Pikërisht trajneri gjerman ka publikuar një letër në faqen zyrtare të Liverpool-it, në të cilën ka falënderuar dhe përshëndetur Mane.

“Një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave të Liverpool-it është larguar dhe duhet ta pranojmë sa i rëndësishëm ka qenë. Largohet me mirënjohjen dhe dashurinë tonë”, ka shkruar Klopp.

“Largohet me statusin e tij si një prej më të mëdhenjve të merituar.         Dhe, po, largohet në një moment në të cilin është një nga lojtarët më të mirë të futbollit botëror.

“Megjithatë, nuk duhet të përqendrohemi tek ajo që po humbasim tano, por duhet të festojmë privilegjin duke patur në skuadër një lojtar si ai.

“Golat që ka shënuar, trofetë që ka fituar; një legjendë, sigurisht, por edhe një ikonë e Liverpool-it i kohës sonë. Do të më mungosh”.

“The goals he scored, the trophies he won; a legend, for sure, but also a modern-day Liverpool icon.”

Jürgen Klopp has emotionally reflected on the impact Sadio Mane delivered to the club during his stellar six-year stay 👇

— Liverpool FC (@LFC) June 22, 2022