Pak ditë më parë, e ftuar në Prive, ish-Missi Marigona Krasniqi e pyetur mbi dasmën me boksierin Robin Krasniqi tha se ajo do ndodhë shpejt.

E një ceremoni të bekimit të dashurisë së tyre ata e kanë zhvilluar sot, ditën e tretë të 2022-ës.

Në një ambient privat dekoruar, në prani të një rrethi shumë të kufizuar të familjarëve, Marigona dhe Robin kanë celebruar dashurinë e tyre e cila evoloi shpejt.

Nuk dihet nëse na pret një dasmë tradicionale ku bukuroshen do e shohim me fustanin klasik të bardhë apo ata i kanë vënë pikën me darkën e sotme.