Punë e kryer, Sebastian Giovinco përsëri në Serie A. 

Ish-futbollisti i Empolit, Parmas dhe Juventusit, Sebastian Giovinco është pranë rikthimin në Itali pas gjashtë sezoneve jashtë Europës.

Giovinco aktualisht është futbollist i Al-Hilal, ndërsa kontrata i skadon në Dhjetor të këtij viti.

34-vjeçari ka shënuar 40 gola në Serie A në 190 ndeshje të luajtura, para se të largohej në vitin 2015 për tu transferuar te Toronto.

Sipas raportimeve të fundit, Giovinco ka arritur marrëveshje personale me Spezian dhe tani mbetet të arrihet marrëveshja mes dy klubeve.