Bruno Shemsho është njëri nga djemt më të pëlqyer brenda në këtë sezon të “Për’puthen”.

Konkurrenti është nga djemt që ka zhvilluar më së shumti takime që nga java e parë.

Djaloshi nga Delvina është goxha aktiv në rrjete sociale ku ndjekësve të shumtë tashmë u servon imazhe të ndryshme.

Së fundmi, ai ka habitur me një fotografi krah Kidës.

Konkurrenti dhe këngëtarja e njohur duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin dhe nuk dihet me çrast janë takuar apo cili është raporti i tyre.

Bruno edhe më parë kishte provuar ekranin si pjesë e videoklipeve dhe emisioneve por natyrisht fama që mori tani i ka tejkaluar të gjitha.