Një nga çiftet më simpatike të shoë bizzit shqiptar padyshim janë Gjiko dhe Elita Rudi.

Prindër të dy fëmijëve,Zëri dhe Bota, dyshja gjithnjë shfaqin edhe raporti i tyre si bashkëshortë, shkruan “Kosovarja”.

Çifti shihet se po jetojnë ditët më të bukura të jetës së tyre, dhe Elita ashtu si në ditën e parë po llastohet pafund nga partneri i saj, Gjiko.

Së fundmi, reperi ka postuar një video në InstaStory ku ka shfaqur Elitën e cila shihet duke ngrënë diçka.

Në anën tjetër, Gjiko tregon se është duke e ndjekur me një gotë ujë në rast se atë e merr etja. Dhe jo vetëm kaq, në dorë ka edhe një pecetë në rast se gruas së tij i duhet.

Si duket, artisti po e tregon anën e tij se si duhet të jetë një burr shembullor me gruan.