Në paraqitjen e fundit, presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani në Bruksel është komentuar për komunikimin e saj të mirëfillt në raport me përfaqësuesit ndërkombëtar, njofton albinfo.ch.

Gazetari dhe shefi i studios së ARD në Bruksel Markus Preiß shkruan: “Ai që do të shohë se si bëhet komunikimi shumë i mirë politik, duhet ta shikojë paraqitjen e sotme të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor. E qartë si kristali, argumentuese, e strukturuar, pozitive dhe me retorikë të përsosur”.

Gazetarët gjermanë rrallë herë pozicionohen në mënyrë të këtillë, ndërkohë që gazetari i sipërpërmendur theksohet se nuk është prej atyre që infuencohet lehtë.