Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se do të shohin modalitete për mundësinë e anëtarësimit në Kartonin e Gjelbër.

“Do të shohim modalitete për këtë, do të punojmë për uljen e numrit të automjeteve të pa siguruara, që është problem shumë i madh në Kosovë”, tha ai në ATV.

Ai tha se për këtë problem ka pasur diskutim me ministrat përkatës.