Mendja vetëm në Itali: Icardi në janar tek gjiganti i Serie A!

mendja-vetem-ne-itali:-icardi-ne-janar-tek-gjiganti-i-serie-a!

Mauro Icardi nuk po e sheh veten tek Paris Saint Germain as edhe deri në fund të këtij sezoni.

Ardhja e Lionel Messit në Stade des Prince i ka pamundësuar atij që të sigurojë një pozitë në formacionin e parë të Mauricio Pochettinos.

Mirëpo për argjentinasin interesimi nuk është shuar akoma ku njëra ndër skuadrat më të mëdha italiane është e gatshme për transferimin e tij.

La Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur që skuadra e Juventusit është duke e marrë me shumë interes të madh mundësinë për transferimin e Icardit gjatë afatit të janarit.

Massimiliano Allegri ka qenë gjithmonë një admirues i madh i argjentinasit dhe tashmë pritet që të ketë një rol kyç në transferimin e tij.

Kontakti: [email protected]