Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bullgari, nga i cili mbetën të vdekur 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Në mesin e këtyre viktimave, 12 prej tyre siç u raportua ishin fëmijë.

Kjo ngjarje tragjike ka prekur të gjithë duke bërë që të reagojnë edhe në rrjete sociale.

Një reagim së fundmi u bë edhe nga artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, i cili ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave.

“Mëngjes i trishtë, ogurzi dhe plot pikëllim. Një rast i rëndë, me shumë vdekje, që na dhemb deri në asht”.

“Ngushëllime secilës familje të prekur”, ka qenë shkrimi që ka ndarë në Instagram, aty ku numëron mijëra ndjekës.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Një zyrtar nga spitali në Sofje ka thënë se shtatë persona janë duke u trajtuar, të cilët njëherësh kanë arritur të largohen nga autobusi.