Meridian Ramçaj është një nga ish-konkurrentët e “Big Brother VIP Albania”, i cili u eleminua javën e kaluar nga shtëpia.

Me daljen e tij, ai ka bërë shumë deklarata lidhur me banorët e shtëpisë, ku kryesisht ka sulmuar Donaldin, që nga vendimi i këtij të fundit për ta çuar në televotim.

Megjithatë, së fundmi, ai ka thumbuar edhe Einxhel Shkirën, banorja e cila u televotua nga publiku për të lënë shtëpinë, edhe pse fati qe me të, për ta rikthyer sërish në lojë.

Mesa duket, ish-banori ka vendosur të reagojë lidhur me këtë situatë duke e thumbuar atë në rrjete sociale.

Fillimisht, ai ka postuar një ‘poll’ në llogarinë e tij të “Instagram” ku shtron pyetjen për ndjekësit:

“Kur shkoni me pushime si e preni biletën ju?” dhe alternativat e mundshme janë “Vajtje” dhe “Vajtje-Ardhje”.

Më pas, ai nis rubrikën “Ask me a question”, duke e bashkangjitur me shkrimin “A beson tek fati?” dhe me foton e një fallxhoreje, që duket se është një thumbim për moderatoren që është etiketuar si “fallxhorja” nga Ilir Shaqiri.

Rikujtojmë se Meridiani është përfshirë në një konflikt shumë të ashpër edhe me një nga opinionistet e “Big Brother”, Balina Bodinakun. Thumbimet nuk kanë munguar as në “PRIME”-in e djeshëm.