E ardhmja e Cristiano Ronaldos duket e pasigurte! Vetem 1 vit pasi firmosi me United ne eksperiencen e dyte ne Premier League, tashme ende nuk ka garanci nese do te vazhdoje ne Old Trafford.

Ylli portugez kaloi tre vite në Itali, e më pas iu bashku Manchester United, ekip me të cilin kishte luajtur para se të bashkohej me Real-in. Në moshën 37-vjeçare, e ardhmja e portugezit është në ajër, pasi duket se trajneri i ri i Manchester-it, Erik Ten Hag, nuk ka në planet e tij Ronaldo-n.

Cristiano nënshkroi verën e kaluar për dy sezone me opsionin e një tjetër sezoni shtesë me skuadrën angleze. Referuar situatës ku ndodhet tashmë klubi i “djajve të kuq”, mediat britanike raportojnë se portugezi mund të kthehet te Real Madrid.

Sipas asaj qw shkruan “Mirror”, Ronaldo është i gatshëm të rikthehet në “Santiago Bernabeu”, ndërsa shton se te “Los Blancos” ka shumë persona që do e mirëprisnin rikthimin e sulmuesit.

Megjithatë, objektivi kryesor i skuadrës mbretërore është transferimi i Kylian Mbappe-s, por edhe afrimi i Ronaldo-s në ekip do të ishte një transferim i bujshëm. Nuk është hera e parë që flitet për një rikthim të portugezit te Real Madrid.

Në fakt, kjo mundësi u diskutua shumë edhe verën e kaluar, kur u kuptua se sulmuesi do të largohej nga Juventus, përpara se 37-vjeçari të nënshkruante me Manchester United.

Në atë kohë klubi madrilen refuzoi rikthimin e tij, ndërsa aktualisht nuk ka një reagim zyrtar nga Real-i në lidhje me rikthimin e Ronaldos në “Bernabeu” këtë verë. Portugezi kaloi vitet më të mira të karrierës së tij në Real Madrid, nga të cilët u largua në verën e vitit 2018, për t’iu bashkuar skuadrës së Juventus-it.