Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në vizitën e saj zyrtare në Gjermani e ka vizituar edhe një nga kompanitë më të mëdha shqiptare në Gjermani “Kelmendi GMBH.

Drejti i kësaj kompanie, Vllaznim Kelmendi ka bërë me dije se në këtë takim është biseduar në detaje për sukseset, punën, sfidat dhe përparësisë që karakterizojnë kompaninë Kelmend GMBH, si një ndër kompanitë më të suksesshme në rajon.

“Në bisedë e sipër kam potencuar se kompania ‘Kelmendi GmbH’ tanimë me brendet e saja ushqimore është emër i njohur në të gjithë tregun botëror, dhe krahas industrisë ushqimore, ne furnizojmë klientët në Evropë, Azi dhe Amerikë, ku jemi aktiv”, ka shkruar ndër të tjera Kelmendi.

Postimi i plotë i Vllaznim Kelmendit:

Krahas vizitave të shumta që realizohen në Kompaninë ‘Kelmendi GmbH’ të dielën më 10.10.2021, pritëm në vizitë, në njërën nga selitë tona në Ratingen të Gjermanisë, delegacionin nga Republika e Kosovës, i përbërë nga: Znj. Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e RKS-së, z. Imri Demelezi, Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit të RKS-së të shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Dyseldorf z. Arjan Kashtanjeva.

Ne si kompani, organizuam një pritje të përshtatshme, ku njoftuam Ministren Hajdari dhe Zv. Ministrin Demelezi,  në detaje për sukseset, punën, sfidat dhe përparësitë që karakterizojnë kompaninë Kelmendi GmbH, si një ndër kompanitë më të suksesshme në rajon.

Në bisedë e sipër kam potencuar se kompania ‘Kelmendi GmbH’ tanimë me brendet e saja ushqimore është emër i njohur në të gjithë tregun botëror, dhe krahas industrisë ushqimore, ne furnizojmë klientët në Evropë, Azi dhe Amerikë, ku jemi aktiv.

Ndër të tjerash, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e RKS-së, gjatë vizitës së saj në Kompaninë Kelmendi GmbH, u shprehë se ka kënaqësinë që të vizitojë kompaninë tonë dhe të njoftohet nga afër me këto prodhime vendore të jashtëzakonshme. ‘Kjo kompani përveç se është shumë prezent në tregun vendor, po ashtu ka arritur që produktet e Republikës së Kosovës t’i eksportojë në shumë shtete të botës, duke bërë kështu një përfaqësim dinjitoz të shtetit tonë’.

Ne, fillimisht falënderuam delegacionin nga Kosova për vizitën që i bënë kompanisë tonë dhe mbi të gjitha,  theksova faktin që presim përkrahjen e institucioneve të Kosovës për prodhuesit vendorë, duke ua  mundësuar pjesëmarrjen nëpër panaire ndërkombëtare, ku përveç kompanive të tyre u sjellin rezultate edhe shtetit të Kosovës, dhe njëkohësisht do të jenë shumë më të inkurajuar në punën që bëjnë. /Kosovarja/