10:50 | 17 Nentor 2021

10:50 | 17 Nentor 2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka prezantuar projektbuxhetin për 2022, i cili parashihet të jetë mbi 2. 7 miliardë euro.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka prezantuar projektbuxhetin për 2022, i cili parashihet të jetë mbi 2. 7 miliardë euro.

Ministri Murati gjatë shqyrtimit të këtij projektligji në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfer duke treguar për mënyrën e mbushjes dhe ndarjes së buxhetit, ka thënë se përveç rritjes së buxhetit për disa dikastere, është paraparë vazhdimi i programit të Ringjalljes Ekonomike përkundër faktit që deri diku ekonomia është rikoperuar.

Në anën tjetër opozita ka pasur kritika për projektbuxhetin 2022, për çka kanë thënë se nuk është zhvillimor, raporton KP.

Nënkryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku ka pasur vërejtje për projektbuxhetin, të cilin e quajti jo zhvillimor dhe pa vizion.

Deputeti Lushtaku po ashtu ngriti edhe çështjen e rritjes së borxhit publik dhe manipulimi siç tha ai me shifra për rritje ekonomike.

Derisa për këtë ka reaguar ministri Murati duke ka thënë se me anë të këtij projektbuxheti ka një rënie të borxhit publik nga 32 përqind në 27 përqind.

Sa i përket rritjes ekonomike, Murati tha se rritja reale do të jetë 9.9 përqind derisa ajo nominale 12 përqind.

Deputeti Avdullah Hoti nga LDK-ja ngriti çështjen e shkurtimit të buxhetit për Ministrinë e Shëndetësisë, dhe ka pyetur ministrin Murati se a është buxhetuar Ligji për Pagat.

Për këtë ai mori përgjigje nga ministri Murati, se nëse miratohet ky ligj do të mbulojnë me anë të mjeteve nga siç tha ai kontigjenca me 55 milionë euro.

Ish-ministri i Financave, Hoti ka kërkuar përgjegjësi edhe për projektet kapitale rrugore, atë për Podujevë, Gjilan dhe për Tetovë.

Deputeti Pal Lekaj nga AAK kritikoi ministrin Murati për mos përfshirjen e Ligjit të Pagave dhe shkurtimin e buxhetit disa dikastere siç tha ai me rëndësi.

Deputeti Lekaj po ashtu tha se me këtë buxhet nuk janë paraparë edhe zgjedhjet parlamentare të mundshme për vitin 2022.

Derisa plasën të qeshurat nga anëtarë e Komisionit për kërkesën e Lekajt për zgjedhjet.

Ai përmendi se në shumicën e ministrive ka shkurtime buxhetore, ndërsa për RTK-në 2.2 milionë euro më pak.

Ministri Murati për çështjen e buxhetit të RTK-së tha se rreth 100 punonjës në këtë medium publik marrin paga më shumë se paga e një ministri.

Një buxhet i tillë për RTK, ai tha se është i mjaftueshëm.