Don Xhoni, që kur bëri emër në skenën muzikore dashuria ndaj tij nga fansat ishte dhe vazhdon të jetë shumë e madhe.

Veçanarisht vajzat që tregojnë pëlqim tejet të madh ndaj reperit.

Ajo që i ra në sy artistit ishte modelja ruse, Ariana Lirey, e cila kishte bërë tatuazh portretin e tij në kraharorin e saj.

Së fundi, veprimi i saj bëri lëmsh rrjetin.

Modelja ka postuar një status në gjuhën angleze ku flet për opinionin e saj në publik ku në fund të shkrimt ka thënë: Nga Ariana Isufi, si duket pëlqimi i saj ka shkuar deri në një masë që dëshiron ta kurorëzojë me martesë pasi ka përdorur mbiemrin e Don Xhonit, shkruan “Kosovarja”.

Shkrimin e saj më pas e ka postuar edhe reperi i cili e ka vënë me një shigjetë emrin e saj me mbiemër të tij, por sa do të realizohet dëshira e saj mbetet të shihet pasi Xhonatani ( emri i vërtet i reperit), nuk është se ka treguar dhe shumë pëlqim për modelen ruse.