Ariana Lirey, tashmë e sa kohë e ka treguar publikisht simpatinë e madhe që ka për Don Xhonin.

Modelja ruse e shprehi dashurinë e saj në forma të ndryshme derisa këtë herë duket që e ka me shumë seriozitet këtë dashuri për reperin kosovar.

Së fundi, ajo i ka kërkuar të bëhet nënë nga djaloshi i drenicës, shkruan “Kosovarja”.

Ajo ka postuar një fotografi ku janë dy duar prindësh dhe e një bebeje.

“Në këmbim të mbiemrit tuaj, unë dua t’ju jap një djalë. Xh”, ka shkruar ajo ku lë të kuptohej se i është drejtuar artistit duke shkruar në fund të fjalisë shkronjën “XH”, që nënkupton Xhonatan, emri i vërtetë i reperit, si dhe e shkruar në gjuhën shqipe.

Kjo ‘lidhje’ e tyre që nuk është e qartë se çfarë emri t’i vihet është shumë në dyshime derisa po bëjnë shumë deklarata të ndryshme për njëri – tjetrin.

Mbetet të shihet se ‘çfarë po zihet’ mes dyhesh së njohur.