Ish menaxheri i Juventusit, Luciano Moggi ka dhënë një intervistë për Juventibus, duke treguar edhe për planet e Biankonerëve për këtë verë.

Ai paralajmëroi transferimin e shpejtë të Manuel Locatellit mirëpo pos tij ai bëri të ditur që edhe një emër tjetër do të zbarkojë në Allianz Stadium.

Largimet e Contes dhe Hakimit nga Interi tregoi se janë një përparësi e madhe për Zonjën e Vjetër dhe se ata mbeten favoritët për të triumfuar në Serie A.

Është pikërisht emri i Miralem Pjanic që pritet të rikthehet në Torino të paktën edhe për një vit tjetër.

Kjo është edhe dëshira e trajnerit Massimiliano Allegrit që ka kërkuar ta ketë përsëri boshnjakun nën urdhërat e tij.