Reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj ditën e djeshme (e shtunë) u arrestua gjatë protestës së Partisë Demokratike.

Duke qenë se e ka bërë të ditur bindjen e tij politike, artisti nuk i ka shpëtuar Policisë as në këtë protestë, shkruan “Kosovarja”.

Stresi (nofka e tij) ka publikuar një video në InstaStory ku thotë se nuk ka bërë asgjë dhe kërkon apel edhe nga mediat që kjo të pasqyrohet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ‘motra’ apo shoqja e ngushtë e artistit, Morena Taraku, e cila ka treguar mbështetje ndaj tij duke kërkuar që të lirohet ‘vëllau’.

“Ti je me mua në çdo cep të botës. Pa ty nuk jam unë. Të lirohet Stresi”, ka shkruar ajo në një imazh të ndarë në Instagram.

“Zemra tij meriton dashuri jo dhunë. Deri në vdekje”, ka vazhduar tutje artistja e cila momentalisht jeton dhe vepron në Turqi.

Ndërsa, deri më tani nuk është dhënë ndonjë informacion se çfarë ka ndodhur më tej me Stresin.