Është edhe emri i Mason Mount mes kandidatëve për Topin e Artë 2021.

22-vjeçari ka fituar Champions League dhe Superkupën e Europës me Chelsea-n, por ka arritur edhe finalen e Euro 2020 me Tre Luanët. Arritje këto që kanë kontribuar në përfshirjen e tij në listën e 30 finalistëve për çmimin prestigjioz e France Football.

Mount është shprehur me të vërtetë i lumtur për këtë arritje:

“Është diçka speciale, e kam zbuluar në të njëjtin moment që e keni zbuluar edhe ju”, ka thënë anglezi nga grumbullimi me kombëtaren.

“Të jesh mes atyre emrave më duket një ëndërr. Më vjen mirë që vitet e punës së madhe kanë paguar, por kjo nuk është një pikëmbërritje për mua”.