Anëtari i kryesisë së PDK-së, Muzafer Shala ka reaguar pasi Ministria e Arsimit, nuk ka reflektuar përballë pandemisë, por as ndaj detyrimeve institucionale për furnizimin e nxënësve me libra shkollor.

Në një postim në Facebook, Shala është shprehur se kjo papërgjegjësi e Ministrisë, është padrejtësi ndaj nxënësve që kanë mbetur pa tekste dhe ngarkesë për buxhetin e familjeve të tyre dhe shpërfaqë deficitin e pafund të pushtetit aktual, për t’i kuptuar detyrat e veta, e për të bërë zgjidhje për to.

“Ministria e Arsimit duhet urgjentisht të dalë e të shohë në teren se çfarë dëmi i ka shkaktuar procesit arsimor me mos furnizimin e nxënësve me libra, si dhe të marrë masa për ta përmbushur këtë detyrim menjëherë. Arsimi nuk është luks. Është e drejtë dhe ai duhet t’iu mundësohet secilit nxënës në të gjitha segmentet e tij, pa vonesë e pa pengesë.”, shkruan ai.