Ndeshja e Premier League mes Southampton dhe Aston Villa-s, e vlefshme për javën e 21-të, është ndërprerë në minutën e 41-të me rezultatin 0-0.

Miqtë janë përgatitur të ekzekutonin një goditje dënimi, por arbitri ka ndalur gjithçka. Lojtarët e hutuar i janë afruar gjyqtarit për shpjegime.

Arbitri i ndeshjes ka ngritur gishtin nga qielli dhe ka treguar një dron që po fluturonte mbi stadium dhe më pas i ka ftuar të dy ekipet që t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes.

Një situatë e pazakontë që nuk ishte parë kurrë më parë gjatë një ndeshje të kampionatit anglez dhe masa e marrë nga arbitri ka qenë kryesisht për arsye sigurie.

MOMENTI I NDERPRERJES SE NDESHJES – VIDEO