Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool, para ndeshjes së kthimit kundër Villareal, ka folur për mediat duke u ndalur te fakti se asgje nuk ka mbaruar: “Arrijmë në këtë përballje në një formë të mirë, me një rezultat të favorshëm.

Nëse hyjmë me këmbën e gabuar në këtë sfidë, gjithçka mund të komplikohet. Duhet të jemi të përgatitur edhe për mundësinë që mund të vuajmë disi. Duhet të jemi të përqëndruar në çdo moment.

Të bëjmë presing dhe të jemi të gatshëm për të vuajtur, gjithashtu duhet të reagojmë në momentin e duhur”. Klopp ka komentuar edhe për fitoret jashtë fushe të Liverpool: “I kemi fituar të gjitha me meritë, pasi kemi bërë mirë.

Kemi luajtur shumë mirë në çdo transfertë, nga Atletico, te Porto dhe gjithashtu në Milano përballë Interit. Jemi ketu sepse e kemi merituar”, tha gjermani. “Për mendimin tim kjo është ndeshja e dytë më e rëndësishme.

Më e rëndësishmja do të jetë finalja. Megjithatë, asgjë nuk po e marrim si të mirëqenë, skuadra është e fortë dhe ne jemi gati për këtë moment”, tha Klopp. Skuadra e tij niset nga fitorja 2-0 e arritur ne Anfield.