Marcus Rashford! Manchester United ben surprizen e pare ne Emirates Stadium dhe gjen golin e avantazhit per skuadren e Ten Hag. Arsenali qe e kishte nisur mjaft mire por qe ka gabuar me Thomas Partey, i cili ka falur top dhe pastaj eshte kaluar si birile nga sulmuesi i United qe ka leshuar nje te djathte nga distanca duke realizuar.

GOLI I RASHFORD – VIDEO

12 gola ne 15 ndeshjet e fundit per sulmuesin Marcus Rashford. Ne fakt, nje krahasim per te kuptuar behet me 11 golat e shenuar ne 55 ndeshjet me meparshme me Djajte e Kuq. Jane 9 gola ne 9 ndeshjet e fundit tani…

GOLI I NKETIAH – VIDEO

Por, megjithate, topcinjte kane reaguar mjaft bukur me Nketiah qe ka shenuar golin e gjashte kete sezon ne Premier pas nje asistimi te bukur te Granit Xhaka, qe ka dhene nje krosim per koken e sulmuesit.

Prag ndeshja – Arsenali i Mikel Artetës së shpejti do të masë ambiciet e tyre. Manchester United mbërrin në Emirates, në një seri pozitive dhe të etur për t’iu përgjigjur suksesit të kushërinjve të Manchester Cityt. Këtu janë formacionet zyrtare:

Arsenal (4-3-3): Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Partey, Xhaka; Saka, Nketiah, Martinelli. Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Martinez, Shaw; Eriksen, McTominay; Antony, Bruno Fernandes, Rashford; Weghorst.

Mikpritësit po kalojnë një sezon magjik. Duke filluar me synimin – ose ndoshta shpresën e thjeshtë – për të arritur një vend në Top 4, djemtë e Mikel Artetës e kanë vendosur në masë dërrmuese emrin e tyre mes pretendentëve për titullin e kampionit të Anglisë.

Pas një fillimi të fortë në ligë, Topçinjtë kanë treguar se kanë vendosmërinë për të mbajtur standardet dhe ambiciet e tyre të larta, një qëndrim që shpërblen për momentin klubin e Londrës veriore.

Të dhëna mbresëlënëse, nëse mendon se vetëm një vit e gjysmë më parë, drejtuesit e klubit ishin një hap larg shkarkimit të Artetës, i parë nga shumica si fajtori kryesor për një fillim të vështirë të sezonit. Ndonjëherë, pothuajse gjithmonë, durimi shpërblehet.